Formacionet zyrtare: Real-Barcelona, Zidane lë në stol Modric (FOTO LAJM)

Edhe shumë pak na ndajnë nga “El Clasico” që do të luhet në orën 21:00 në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Në kuadër të supersfidës, dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ku Zinedine Zidane i beson Toni Kroos dhe Marcelos.

Francezi ka ulur në stol Luka Modric dhe Ferland Mendy, ndryshe nga ndeshja e fundit në Champions League.

Pjesa tjetër mbetet ajo e mesjavës. Nga ana tjetër, Barcelonës i rikthehet Jordi Alba, i cili është një ndër më të rëndësishmit në formacionin katalanas.

Peshën e sulmit do ta mbajnë dyshja Messi-Griezmann, ndërsa në mesfushë luajnë Vidal, Busquets, Arthur dhe De Jong.
Shtuar më 01/03/2020, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori