Formacioni i javës në Champions League (FOTO LAJM)

Jasper Cilessen - Ajax
Me përfundimin edhe të raundit të dytë të fazës së grupeve të Champions League ku spikatën Bayern Munchen, PSG, Real Madrid dhe Atletico Madrid por edhe yje si: Cristiano Ronaldo, Ibrahimoviç, Di Maria apo Mitroglu Portali Albeu ka dizenjuar edhe formacionin ideal të kësaj jave në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Në portë kemi vendosur Jasper Cilessen, portierin e ri të Ajax që megjithëse këtë javë bërë debutimin në Champions bëri një ndeshje shumë të mirë përballë Milan.

Në mbrojtje, e cila përbëhet nga tre futbollistë gjejmë brazilianin e PSG, Marquinhos, i cili përballë Benfikës shënoi golin e tij të tretë në pesë ndeshjet e fundit. Në qëndër një tjetër brazilian, Dante, ndërsa në të majtë gjermani i Borussia Dortmund Mats Hummels.

Në mesfushë ka shumë klas: truri i saj përbëhet nga dy yjet e Arsenal: Aaron Ramsey dhe Mesut Ozil, ndërsa në krah Robben dhe Di Maria.

Ndërsa sulmi përbëhet nga tre futbollistë që vetëm dje kanë shënuar plot 7 gola: Ibrahimoviç, Ronaldo dhe greku i Olympiakos Mitroglu.

Stoli me siguri që i takon Pep Guardiolës, arkitekt i një superndeshjeje dje përballë Manchester City-t. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori