Formacioni i Turqisë ndaj Shqipërisë (FOTO LAJM)

Turqia pritet të ketë ndaj Shqipërisë një formacion ku do të gërshetohen lojtarët me përvojë me ata të rinj.

Trajneri Senol Gunesh riktheu në përfaqësuese veteranin Emre Belozoglu. Mesfushori 38-vjeçar mendohet se do ta nisë nga minuta e parë sipas mediave turke. Nga ana tjetër në qendër të mbrojtjes parashikohet debutimi i Ozan Kabak, vetëm 18 vjeç, i cili luan me Sttutgart në Bundesliga 1.

Ozan Kabak , futbollist i Turqisë: Shqipëria, Moldavia dhe Islanda janë kundërshtarë të rëndëishëm dhe unë mendoj se kanë lojtarë cilësorë.

Turqia ka në grup lojtarë me përvojë si Hakan Çalhanoglu, i cili aktivizohet me Milan në Serie A. Në mesfushë do të përqendrohen forca të shumta për të organizuar edhe sulmin ku mendohet të jetë Burak Yilmaz.
Shtuar më 20/03/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori