Foto pikante nga "Elbasan Arena" (FOTO LAJM)

Elbasani është veshur kuqezi në prag të ndeshjes Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme për Eleminatoret e "France 2016". Në një atmosferë entuziaste, qindra tifozë kane mbushur rrugët e qytetit në mbeshtetje të djemve kuqezi.

Kanë rendur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe Diasporës per të ndjekur takimin e parë që Kombëtarja jonë e Futbollit do të luajë në "Elbasan Arena" kundër Danimarkës.

Atmosferë festive është ndjerë që në orët e para të mëngjesit, ku rrugët, makinat, ballkonet dhe fytyrat e fëmijëve janë veshur kuqezi.

Ndërkohë që në stadium po kujdesen për detajet e fundit, në rrugë jane të angazhuar shume forca policie për të siguruar mbarëvajtjen e trafikut, por edhe ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2014, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori