Franca publikon listën e lojtarëve për në Kupën e Botës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kombëtarja franceze ka publikuar ditën e sotme listën me 23 lojtarë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Didier Deschamps ka lënë shumë emra të njohur nga lista e tij prej 23 lojtarëve, derisa asaj i prinë yjet e Premier Ligës Anthony Martial dhe Alexandre Lacazette të cilët pasohet nga Dimitri Payet, Adrien Rabiot dhe Kingsley Coman që janë të përjashtuar

Në këtë listë mungon edhe anësori Coman, që është rikuperuar nga lëndimi e në listë rezervë është edhe Rabiot, Martial dhe Lacazette, por Payet duket se është larguar për shkak të lëndimit që mori në finalen e Europa Leagues mbrëmjen e djeshme ndaj Atleticos.

Një tjetër emër i madh është Laurent Koscielny i cili mungon shkaku i lëndimit, derisa Steven N'Zonzi, Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez e kanë fituar besimin e Deschampit.

Skuadra e plotë:

• Portierë: Alphonse Areola (PSG), Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille);

• Mbrojtës: Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Presnel Kimpembe (PSG), Benjamin Mendy (Manchester City), Benjamin Pavard (Stuttgart), Adil Rami (Marseille), Djibril Sidibe (Monaco), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid);

• Mesfushorë: N'Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Steven N'Zonzi (Sevilla) Paul Pogba (Manchester United), Corentin Tolisso (Bayern Munich)

• Sulmues: Ousmane Dembele (Barcelona), Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Thomas Lemar (Monaco), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille).
Shtuar më 17/05/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori