Frikë te Bayern, Robben dëmtohet sërish (FOTO LAJM)

Dëmtimi i Arjen Robben gjatë gjysmëfinales së djeshme Bayern Munchen-Borussia Dortmund
Vetëm 14 minuta pas hyrjes së tij në fushë, pas një muaji mungesë, Arjen Robben është detyruar të dalë sërish. Holandezi ka shfaqur sërish shqetësime në këmbën e dëmtuar ka lënë ndeshjen Bayern Munchen-Borussia Dortmund në minutën e 84 të saj.

Sot do të verifikohet shkalla e dëmtimit të tij por nëse do të mungojë gjatë do të jetë një problem i madh për ekipin e Pep Guardiolës. Javën e ardhshme luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League kundër Barcelonës dhe mungesa e Robben do të thotë shumë.

Aktualisht në infermierinë e kampionëve të Gjermanisë ndodhen disa yje si: Ribery, Alaba, Badsturber dhe së fundmi Robben.

Sapo janë kthyer nga dëmtimet Schweinsteiger dhe Martinez dhe Guardiola do të shpresojë deri javën e ardhshme që të ketë të paktën Robben në dispozicion. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori