Fulham – Chelsea, formacionet zyrtare (FOTO LAJM)

Fulham pret rivalin londinez Chelsea, në kuadër të xhiros së 19-të të Premierligës.

Skuadra e Scott Parker aktualisht është duke u munduar të qëndrojë nga zona së rrezikut të rënies nga liga, por se me transferimet e reja, ata kanë arritur të marrin rezultate pozitive, ndërsa Chelsea ështe duke u munduar ta rikthejë formën dhe serinë pozitive.

Chelsea në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar tre humbje, një barazim dhe një fitore, ndërsa Fulham pesë barazime.

Chelsea qëndron në vendin e 10-të të tabelës me 26 pikë total, ndërsa Fulham në vendin e 18-të me 12 pikë gjithsej.

Për "The Blues" pritet të mungojë N’Golo Kante, ndërsa për Fulham nuk mund të paraqitet Loftus-Cheek, shkaku i dakordimit të huazimit me Chelsean.
Shtuar më 16/01/2021, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori