Furtunë arrestimesh në skuadrën e Catanias
Policia në Itali ka lëshuar shtatë urdhër-arreste për grupin udhëheqës të Catanias. Nën hetim do të jenë presidenti i skuadrës Anthony Santos, zëvendësuesi i tij Paolo Cosentino si dhe ish drejtori Daniele Delli.

Ndersa katër personat e tjerë janë dy agjentë sportiv dhe dy menaxherë bastesh. Personat e sipërpërmendur akuzohen për mashtrim në ndeshje si dhe blerjen e ndeshjeve duke ndryshuar rezultatet.

Skuadra e Catanias rrezikon të dëbohet nga Seria B. Ndërsa klubet e tjera nuk janë përfshirë në hetim. / Albeu.com/
Shtuar më 23/06/2015, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori