Fury e mposhti Wilderin me nokaut, por këto ishin vlerësimet e gjyqtarëve (FOTO LAJM)
Deontay Wilder fitoi vetëm një raund në kartën e rezultatit të një gjyqtari pasi rezultati deri në raundin e shtatë u zbulua pas fitores së Tyson Fury.

14 muaj më parë Fury pretendoi se gjyqtarët kishin prishur rikthimin e ëndrrave të tij, kur ata e vlerësuan si barazim luftën e parë kundër Wilder, para se të shtunën në mbrëmje ai ta mposhte me nokaut teknik.

Ai i qëndroi fjalës së tij, duke e rrëzuar dy herë Wilder-in para se skuadra amerikane të hidhte peshqirin në raundin e shtatë, por rezultatet zbuluan se ai ishte shumë përpara gjithsesi edhe pa e nokautuar.
Shtuar më 23/02/2020, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori