Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish- legjenda e Tiranës dhe Kombëtares (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundje të rëndë, ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Ali Mema, në moshën 76-vjeçare.

Mema ka qenë një nga lojtarët më virtuoz të Tiranës në vitet 60-70. Ai ka qenë dhe një nga mesfushorët më të shkëlqyer të kombëtares shqiptare që ka dhënë një kontribut të madh.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit "Selman Stërmasi".

Lajmin e ka bërë të ditur FSHF-ja përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Shtuar më 26/03/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori