Kur fashistët grekë provokonin Shqipërinë, dy futbollistë bënë shqiponjën në majë Akropolit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një sjelle e shëmtuar është shënuar ditën e djeshme gjatë varrosjes së Kostandinos Kacifas në fshatin Bularat.

Qindra ekstremistë grek të mbledhur sëbashku kanë thirrur kor raciste ndaj shqiptarëve, dhe kanë shpalosur flamunj me simbole anti shqiptare.

Por ndërkohë që në Bularat ekstremistët grek varrosnin Kacifasion, në mes të Athinës “valëvitej” shqiponja.

Kanë qënë dy futbollistë të skuadrës së Dudelange të cilët ishin në Greqi për të luajtur kundër Olympiacos për Europa League, të cilët kanë bërë shqiponjën me duar në Akropoli.

Edhe pse lojtarët e Dudelange u mundën 5 me 1 nga Olympiacos, kishin guximin të sfidonin ngjarjet që po zhvilloheshin në Bularat.

Sipas mediave greke, në Facebook ka pasur komente dhe reagime të shumta negative pasi klubi postoi fotografinë që shkaktoi shumë debat.

Dy futbollistët që kanë bërë shqiponjën janë sulmuesi Patrick Stuff dhe mesfushori Levan Kenia, përkatësisht nga Gjermania dhe Gjeorgjia. /albue.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori