Futbollistët me më shumë "Topa të Artë" (FOTO LAJM)

Johan Cruyff - Ajax 1971, Barcelona 1973 dhe 1974
Çmimi më prestigjoz individual në futboll, "Topi i Artë", për vitin 2012 do të dorëzohet sonte në mbrëmje, por debatet dhe diskutimet se kush do ta fitojë kanë kohë që kanë filluar. Messi, Iniesta apo Cristiano Ronaldo? A do ta fitojëë Iniesta pas një Europiani të shkëlqyer apo do ta fitojë për të katërtën herë rradhazi "Pleshti" i Barcelonës, i cili gjatë 2012-ës shënoi plot 91 gola duke thyer rekordin 40-vjeçar të Gerd Muller? Këto janë disa pyetje të cilat prej muajsh ngrihen në qarqet e gazetarisë sportive dhe jo vetëm.

Pavarësisht se kush do të jetë fituesi, rëndësi ka fakti që të tre favoritët kryesorë janë kampionë të vërtetë dhe të denjë për të ngritur trofeun më të rëndësishëm individual në futboll.

Në një hulumtim të kryer nga Portali Albeu kemi gjetur 8 futbollistë, ose më mirë ikona të historisë së futbollit, të cilët e kanë fituar "Topin e Artë" më shumë se një herë. Ndaj dhe ne i kemi quajtur "Të artët e futbollit".

Mes tyre vetëm 4 emra janë absolutisht të paaritshëm: Yohan Cruyff, Micel Platini, Marco Van Basten dhe Lionel Messi. Që të 4 këta emra ikonë të futbollit e kanë fituar plot 3 herë "Topin e Artë" ku francezi dhe argjentinasi e kanë fituar rradhazi.

Ndaj, nëse Messi do të arrinte ta fitonte edhe këtë vit, atëherë do të hynte në historinë e këtij sporti si futbollisti i parë që e fiton 4 herë këtë çmim e mbi të gjitha rradhazi.../albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori