Një futbollist i Premier League-s angleze është vënë në qendër të polemikave pasi postoi në Twitter një foto të tijën me mustaqe si të diktatorit Adolf Hitler.
Mbrojtësi spanjoll i Liverpoolit, Jose Enrique, shkroi në rrjetin social: "E befasova të dashurën time me mustaqet e mia të reja këtë mëngjes. Nuk i pëlqeu dhe aq shumë… hahahahaha @AmyJaine".
Fotoja ka marrë komente kritike nga përdoruesit e internetit. Ja disa prej tyre: "Shpresoj mos të kesh ndjekës hebrenj në Twitter", "Edhe pse mund ta kesh me shaka, nuk duhet ta kishe bërë" dhe "Hitleri është rikthyer". /albeu.com/