Gafa e organizatorëve francez me himnin shqiptar bën xhiron e botës (FOTO LAJM)

Mediat e njohura botërore i kanë bërë jehonë gafës së organizatorëve francezë me himnin shqiptar në fillim të takimit me Francën.

Ata e kanë pasqyruar këtë rast që nga ngatërrimi i himnit deri tek refuzimi i lojtarëve shqiptarë për të luajtur pa kënduar himnin e tyre.

Media si "Sky Sports", "Metro", "The Sun", "ESPN" apo edhe "Fox Sport" tregojnë ngjarjen që bëri bujë, ndërsa edhe francezet si "Le Figaro" apo "L’Equpie" i kushtojnë një hapësirë të konsiderueshme.

Por, ajo që bën akoma më bujë janë italianet"Gazzetta dello Sport", apo "Corriere dello Sport". Në Për një kohë të gjatë teksa luhej ndeshja, "Gazzetta" e kishte lajm të parë atë të gafës me shqiptarët, ndërsa edhe "Corriere" e mbante në ballinën e faqes së saj online.
Shtuar më 08/09/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori