Gafa me fanellën e Falcaos (FOTO LAJM)

Pëlqej
Manchester United e nisi në mënyrën më të keqe sezonin nën drejtimin e holandezit Van Gaal, duke koleksionuar vetëm dy pikë në 3 ndeshje. Për të shmangur "turpin" këtë edicion drejtuesit e United bënë maksimumin gjatë orëve të fundit në merkato duke afruar lojtarë të një niveli tepër të lartë si Di Maria dhe Falcao.

Tashmë klubi legjendar anglez duket se ka siguruar një grup të mirë lojtarësh, të cilët mund të evitojnë një sezon të dobët, por ka qenë radha e marketingut të klubit të cilët kanë dhënë një tjetër përshtypje të keqe për ekipin. Bluzat me numrin 9 të kolumbianit kanë dalë në shitje me emrin "Flacao" dhe jo "Falcao" siç është emri i tij i vërtetë.

Kjo është vërtetuar pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje nga një fans i klubit, i cili kishte blerë online bluzën e sulmuesit më të ri të ekipit.

Kjo nuk është hera e parë që Manchester United ban gabime në emrat e lojtarëve. Më parë edhe Anderson ka luajtur me bluzën ku shkruhej ‘"Andesron", portieri polak Kuszczak ka luajtur me emrin "Zuszczak". Madje edhe Beckham-it i është ngatërruar emri në bluzë, duke ia shkruar Beckam. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori