Garë e fortë për Champions pas përjashtimit të Man City (FOTO LAJM)

Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur me 30 milionë euro, pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Fair Play-t Financiar.

Ky vendim pritet të ndikojë në Premier Ligën angleze, teksa gara për një vend në Ligën e Kampionëve do të jetë më interesante.

Me përjashtimin e Cityt, skuadra që përfiton momentalisht është Shefild Junajtid, që ka rezultuar një surprizë këtë sezon.

Shefildi renditet në vendin e 5-të me 39 pikë në 25 ndeshje, ndërkohë që aty pranë qëndrojnë edhe skuadrat e tjera si Totenhem, Everton, Mançester Junajtid.

Në rast se vendimi nuk kthehet nga KAS, atëherë do të kemi një luftë të vërtetë sportive për të përfituar nga vendi që do të lirohet nga City.
Shtuar më 14/02/2020, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori