Gazetarja nxjerr zbuluar takimin e Wandës me Maradonën: Me lanë pa gjumë gjithë natën (FOTO LAJM)

-Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, duket se paskësh kaluar një natë të zjarrtë me gruan e sulmuesit të Interit (huazuar tek PSG) Mauro Icardi, Wanda Nara.

Dëshmia nuk vjen nga një anonim, por nga ylli i televizioneve argjentinase, Mirtha Legrand. Sipas saj, kjo ka ndodhur në Mar del Plata në 2006. Maradona dhe Wanda bënë seks të zhurmshëm, aq sa Mirtha nuk mund të flinte gjumë.

"Wanda erdhi e më tha pse nuk e kisha ftuar në emisionin tim. Unë iu përgjigja: ‘Ty? Që shkove me Maradonën? Mbrëmë s’më latë të flija’.

Isha në suitën presidenciale pranë tyre dhe nuk flija dot prej zhurmës", – ka deklaruar Mirtha.

“Ata lëvizën mobiliet, nuk e di se çfarë po bënin. Kjo është e vërteta. Isha dëshmitare e takimit të shfrenuar seksual që patën”, – ka shtuar ajo duke shtuar dozën e zemërimit.

Shtuar më 22/04/2020, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori