Georgina le mënjanë rivalitetin mes Messit dhe Ronaldos, gjesti që u "duartrokit" (FOTO LAJM)
Georgina Rodriguez ka lënë mënjanë rivalitetin e Cristiano Ronaldos me Lionel Messin duke uruar djalin e yllit të
Barcelonës me rastin e
ditëlindjes.
Modelja 26-vjeçare komentoi në një postim të bërë nga nëna e Thiago Messi në ditëlindjen e tij të tetë.
Ronaldo dhe Messi kanë qenë kokë më kokë në La Liga nga 2009 deri në 2018, kur Ronaldo u largua nga Real Madridi. Përveç kësaj fakti që janë dy nga më të mirët në fushën e blertë i ka vendosur gjithmonë përballë njëri-tjetrit.
Por
Georgina ka provuar se rivaliteti zerohet jashtë fushës , pasi ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshorten e Messit, Antonela Roccuzzo.
Krahas një fotografie të djalit të
ditëlindjes Thiago me një bluzë të
Barcelonës, mamaja e tre fëmijëve Roccuzzo shkruajti fjalët më të ëmbla për të birin.
Rodriguez komentoi menjëherë duke shkruar: ‘Sa shpejt rriten. Urime!’ së bashku me një emoji zemre.
Kaq ka mjaftuar që fansat të fillojnë e të shprehin vlerësimet e tyre për këtë gjest të argjentinases.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 21:21