Georgina shkëlqen në shkallët e stadiumit të Juventusit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndoshta Juventus nuk fitoi ndeshjen e mbrëmshme por me rëndësi është që Ronaldo u rikthye tek goli në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Për më tepër që ylli portugez shënoi edhe një super gol kundër skuadrës që e “rriti”, Manchester United edhe pse gjithçka u mbyll në shifrat 1-2.

E megjithatë nuk mund ta quajmë “yll” vetëm Ronaldon, ose më mirë të themi ai është yll në fushë ndërsa në tribunë ajo që shkëlqen është e dashura e tij Georgina Rodriguez.

Georgina ka shpërndarë në Instastory një video teksa filmon Ronaldon në fillimin e ndeshjes dhe ai e përshëndet mes gjithë asaj turme. Modelja 24-vjeçare, nënë e një vajze me Ronaldon, nuk mungon thuajse kurrë në ndeshjet e të dashurit të saj teksa e suporton me prezencën e saj.

Në një foto të postuar në Instagram ku ka grumbulluar mbi 1 milion like, Georgina shkruan: "Duke mbështetur Juventusin dhe zemrën time.”
Shtuar më 08/11/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori