Gerd Muller, dhuratë speciale nga Messi (FOTO LAJM)

Për Gerd Muller, me respekt dhe admirim. Përqafime. Leo
Legjenda e futbollit gjerman dhe një prej sulmuesve më të suksesshëm që ka njohur historia e futbollit, Gerd Muller, ka marrë një dhuratë të veçantë nga njeriu që i theu rekordin 40-vjeçar, Lionel Messi.

Ylli argjnetinas i Barcelonës, i cili të hënën fitoi Topin e Artë të katërt në 4 sezone rradhazi, i ka dhuruar ish bomberit të Bayern Munchen dhe Gjermanisë fanellën e tij të Barcelonës ku sipër përveç nënshkrimit i ka dërguar edhe një mesazh shumë miqësor.

"Për Gerd Muller, me respekt dhe admirim. Përqafime. Leo", shkruan Messi për Muller. /albeu.com/








Shtuar më 09/01/2013, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori