“Gëzuar Vitin e Ri, po kur e kemi stërvitjen nesër?”, biseda e çmendur e lojtarëve të Liverpoolit (FOTO LAJM)

Liverpooli po kalon një moment të artë në Premier League, dhe forma e të gjithë ekipit është e jashtëzakonshme. Gjithsesi, një bisedë në aplikacionin “Whatsapp” mes mbrojtësit Dejan Lovren dhe sulmuesit Mohamed Salah i ka befasuar të gjithë tifozët.

Egjiptiani i shkruan një mesazh urimi Lovrenit: “Gëzuar vitin e ri brate(vëlla, në kroacisht).”

Pas disa minutave, është kroati që ia kthen: “Faleminderit brate, të uroj më të mirat në Vitin e Ri. Vetëm shëndet dhe dashuri.”

Pjesa më e bukur e bisedës vjen më pas nga Salah, i cili shkruan: “Gjithashtu, brate. Çfarë ore jemi nesër në stërvitje? Të dërgova mesazhin e urimit për Vitin e Ri vetëm se doja të të pyesja çfarë ore jemi nesër. Ende në 3:30?”, mesazh të cilin e shoqëron edhe me disa të qeshura. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2019, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori