Gianni De Biasi nuk e harron Shqipërinë, i uron 105-vjetorin e pavarësisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Që Gianni De Biasi do të mbetet një i paharruar për të gjithë shqiptarët kjo gjë është e sigurtë. Madje dhe fatki që ai bëri shumë risi dhe ndryshoi historinë nuk mund të mohohet.

Por italiani me pashaportë shqiptare nuk ka të ndalur në shtimin e dashurisë së shqiptarëve ndaj tij. Ai është aq shumë shqiptar saqë nuk i harron as ditën e pavarësisë. Ish-tekniku i Kombëtares nëpërmjet një psotimi në Facebook, i ka uruar Shqipërisë 105-vjetorin.

"Urime Shqipëri, 105 vjet shtet. Sot është dita e krenaris sonë. Gëzuar ditën e pavarësisë. Gëzuar" shkruan De Biasi në rrjetin social Facebook. Ato që bien në sy janë fjalët " dita e krenaris sonë" fjalë këto që dëshmojnë ndenjën e tij për Kombin shqiptar.

Shembull për tu marrë nga ata të cilët janë me breza shqiptarë por e kanë humbur këtë ndjenjë. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2017, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori