Gjeniu Messi, 400 gola me Barcelonën (FOTO-VIDEO)

Lionel Mess simboli i Barcelonës. Argjentinasi nuk njeh limite dhe një gjeni i lindur si ai nuk ndalet së vendosuri rekorde të njëpasnjëshme. Në derbin e djeshëm kundër Espanyol, Messi realizoi golin e tij të 400-të në ndeshjet e zyrtare me fanellën Blaugrana, e dhënë kjo që tregon mësëmiri për madhështinë e tij.

Te Barça askush nuk ka bërë më mirë se ai, madje pas 27-vjeçarit në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Barcelona pozicionohet Cesar Rogriguez Alvarez me 242 finalizime. Argjentinasi që prej nëntorit të kaluar ka marrë edhe petkun e golashënuesit më të mirë të La Ligas teksa me tregolëshin e tij ndaj Sevillas parakaloi legjëndën e Athletic Bilbaos Thelmo Zarra që kryesonte me 251 gola të realizuar në vitet 1940-1950.

Tashmë Messi e sheh veten plot 27 finalzime përpara Zarrës pasi me golin ndaj Espanyolit arriti kuotën e 278 rrjetave në Primera Division. 47 janë golat e shënuar nga Messi në këtë sezon futbollistik me fanellën e Barcelonës dhe pavarsisht se Leo është ende larg sezonit të tij më të mirë në karrierë që ka qenë ai 2011-2012, ku Messi realizoi 73 gola e rëndësishme është që 27-vjecari po ndihmom blaugranat me paraqitjet e tij fantastike në arritjen e objektivave sezonalë.

Barça kryeson e vetme La Ligan, ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Mbretit dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Championsit duke patur shanse reale për ti fituar tre kompeticionet ku merr pjesë dhe për këtë një meritë të madhe e ka padyshim Lionel Messi. /albeu.com/



Shtuar më 26/04/2015, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori