Gjermanët votojnë për look-un e ri të Ribery-së (FOTO LAJM)

Franck Ribery kishte kohë që mbante një mjekër të dendur, të cilin nuk e hoqi as gjatë festave të fundvitit. Por duhej të vinte faza përgatitore në Doha të Katarit që ylli francez i Bayern Munchen të pranonte të bënte diçka të tillë.

"Përtoja të rruhesha", ka thënë Ribery gjatë qëndrimit në Doha.

Ndryshimi i look-ut nga ana e francezit ka bërë që gazeta më e madhe në Gjermani, "Bild", të hapë një sondazh për të gjetur look-un e ri të futbollistit të Bayern Munchen.

Dhe sygjerimet kanë nga më të shumtat dhe më interesantet. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2015, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori