Nuk
mungon asgjë në Santo Andre të Bahias, vendi i zgjedhur nga
Gjermania për të qëndruar gjatë Botërorit. Në një periudhë kohore prej 6 muajsh, Federata
Gjermane e Futbollit (DFB) ka ndërtuar një
resort në një zonë përrallore në mënyrë që futbollistët të ndihen sa më mirë dhe të relaksohen pas ndeshjeve.
Kombëtarja
gjermane po qëndron në një lokalitet të vogël me emrin Santa Cruz de Cabralia (800 banorë) dhe ardhja e kësaj përfaqësueseje dhe rreth 200 gazetarëve që e shoqërojnë, ka revolucionalizuar gjithçka në këtë vend.
Janë sjellë televizorë plasma, është ndërtuar një sallë e madhe pune me internet të shpejtë dhe një mensë. Nuk
mungon as
birra gjermane. Frigoriferë gjigandë të mbushur me Bitburger do e bëjnë më të freskët qëndrimin e tyre në Brazil. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014,
ora 15:19