Gjesti i mrekullueshëm i gjermanëve, ja si i mirëpritën francezët pas shpërthimeve (FOTO)

Futbolli është pa dyshim sporti më i mrekullueshëm dhe këtë gjë e ka treguar shpesh herë. Mbrëmë pas 3 shpërthimeve të autobusit të Dortmudnit , ndeshja mes verdhezinjve dhe skuadrës së Monacos është shtyre për sot.

Pas ndeshjes tifozët e Monacos kanë kënduar në kor "Dortmund, Dortmund" dhe kjo është shoqëruar dhe me mikpritjen e gjermanëve që u kanë ofruar shtëpi për të fjetur dhe ngrënë së bashku.

Ishte Borussia Dortmund ajo që mori një iniciativë me “hashtag”-un #bedforawayfans (shtrat për tifozët miq), për të mirëpritur francezët në pritje të ndeshjes së sotme.

Fotot janë postuar nëpër rrjetet sociale. Imazhe vëllazërie, vlerash dhe solidariteti./albeu.com/
Shtuar më 12/04/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori