Gjibraltari kombëtare "kalçetoje", ja profesionet e futbollistëve (FOTO LAJM)

Jordan Perez - Zjarrfikës
Pëlqej
Mbrëmjen e së dielës, Gjibraltari ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare në nivel ndërkombëtar, në kualifikueset e "Euro 2016". Mund të kishte shkuar edhe më mirë, pasi Polonia nuk u treguar aspak e mëshirshme duke e mposhtur 7-0, por gjithsesi e diela mbetet një ditë historike për njerëz të tillë si Casciaro, Perez dhe Bado; respektivisht një polic, një zjarrfikës dhe një magazinier.

Ka qenë pikërisht ky formacioni i zbritur në fushën e blertë nga trajneri Allen Bula, ku ka pasur vetëm 2 lojtarë profesionistë: numri 10 Liam Walker dhe mbrojtësi i djathtë Scott Wiseman. Pjesa e mbetur, 9 lojtarë, merren me të tjera gjëra në jetën e tyre.

Portieri Jordan Perez shpëton jetët e njerëzve si zjarrfikës. Në mbrojtje, dy kushërinj të largët, Joseph dhe Roy Chipolina; i pari punëtor, ndërsa i dyti financiar. Ndërkaq, ekziston edhe një “gjithçkabërës”: David Artell. Punon si drejtues i Akademisë së Crewe, ish-klubi i tij, e në të njëjtën kohë është edhe një biolog, falë diplomës së marrë në universitetin e Chesterit.

Në mesfushë, fantazisti presupozohet të jetë Rafael Bado, magazinier. Në krahun e majtë luan Brian Perez, teknik i një kompanie elektrike.

Cikli mbyllet nga treshja e vëllezërve Casciaro. Ryan dhe Lee luftojnë në mesfushë, ndërsa pas 90 minutëshit luftojnë krimin, pasi janë të dy policë. Kyle, më i riu mes tyre, është qendërsulmuesi i ekipit, që zhvilloi dje ndeshjen e 4-t me kombëtaren dhe ka shënuar golin deciziv ndaj Maltës, në miqësore, duke i dhënë fitoren e parë dhe historike Gjibraltarit. Por, në jetën e përditshme është agjent marine.

Në ndeshjen e djeshme mundën të rezistonin vetëm 45 minuta, kur rezultati ishte vetëm 0-1 për Poloninë, e më pas… Robert Lewandowski dha një shfaqje me 4 gola, ndërsa takimi u mbyll 0-7. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori