Gjobitet me 20 mijë euro sulmuesi i Barcelonës (FOTO LAJM)

Ousmane Dembele është një nga “çapkënët” e ekipit të Barcelonës, i cili mund të jetë një talent shumë i madh për ekipin katalanas, por në jetën reale nuk është aq i mirë sa kur është në fushën e gjelbër.

Kujtojmë që Dembele është gjobitur dhe lënë pushim nga Valverde dhe klubi i Barçës për vonesat në stërvitje. Ai ka pasur problemeve edhe me Francën për vonesat në qendrën stërvitore, ku për këtë kishte folur tekniku Deschamps. Tashmë një tjetër problem është vënë përballë mesfushorit francez.

Atij i kanë hapur punë edhe në Dortmund, ku ish-pronari i shtëpisë ku ai qëndronte, e ka hedhur në gjyq dhe kërkon një dëmshpërblim prej rreth 20 mijë euro. Kjo sepse ai ka lënë shtëpinë në gjendje të mjeruar dhe nuk e ka bërë dorëzimin para se të shkonte të firmoste me Barcelonën.

Por, pavarësisht se Dembele ka mundësi ta paguajë shifrën e kërkuar, ai ka apeluar vendimin dhe në shkurt çështja do të shkojë në gjykatë, me lojtarin që ngre akuzat për dëmtimin e imazhit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori