Isco është përzgjedhur si lojtari i ri më i mirë i vitit 2012. Gazeta italiane "Tuttosport" i ka dhënë çmimin "Golden Boy" spanjollit të Malagas.
Isco ka marrë 137 vota duke lënë pas talentin e Milanit, Stephan El-Shaarawy (125 vota), dhe portierin e AtleticoMadrid, Thibaut Courtois (116 vota).
Ndërkohë, në foto-galerinë e mësipërme keni mundësinë të njiheni me 10 fituesit e fundit të "Golden Boy". /albeu.com/