Goleadorët e Kupave të Europës (FOTO LAJM)

Raul Gonzalez Blanco - Schalke 04 - 76 gola
Me dy golat që realizoi kundër Athletic Bilbaos të enjten, sulmuesi i Schalke 04 ka përmirësuar rekordin e tij në 76 gola në gara evropiane. Ai ka thelluar epërsinë ndaj ndjekësve Filippo Inzaghi (70) dhe Andriy Shevchenko (67). Por, legjenda spanjolle rrezikohet nga Lionel Messi, i cili edhe pse është në kuotën e 50 golave, me ritmin e tij, pas disa vitesh mund ta rrezikojë Raulin.

Me dy golat që realizoi kundër Athletic Bilbaos të enjten, sulmuesi i Schalke 04, Raul Gonzalez ka ngritur në 76 kuotën e shënimeve të tij në gara evropiane. Rekord i ish reprezentuesit të Spanjës, legjendë e Real Madridit.

I thellë avantazhi ndaj sulmuesit të Milanit, Filippo Inzaghi (70) dhe sulmuesit të Dinamo Kievit, Andriy Shevchenko (67). Por, ai që mund të rrezikojë rekordin e Raulit është ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili gjendet në kuotën e 50 golave në moshën 24 vjeç.

Edhe pse humbja e Schalkes në shtëpi me rezultat 4-2 nga Athletic Bilbao lë pak shpresë për kualifikimin e skuadrës gjermane në gjysmëfinalen e Europa League, dy golat e realizuara nga Raul janë motiv i madh për krenari nga 34 vjeçari.

Me këto dy shënime nga sulmuesi spanjoll rekordi i tij bëhet i paarritshëm dhe i destinuar të qëndrojë për një kohë të gjatë, derisa në praktikë Messi të mos e tejkalojë atë. Sipas renditjes aktuale, Raul me 76 golat e tij të deritashëm në garat evropiane e shton rëndësinë e arritjes së tij duke pasur parasysh se futbollistët që janë më së afërmi rekordit të tij nuk janë në gjendje të rikuperojnë disavantazhin.

Inzaghi në kuotën e 70 golave është lënë jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve, kurse ish anëtari i Rossonerëve, Shevchenko, tani në Dinamo Kiev (67), ka paralajmëruar se do të pensionohet pas përfundimit të Euro 2012, që për bashkë nikoqir ka vendlindjen e tij Ukrainën.

Raulit i llogaritet edhe goli në fitoren 2-1 në Kupën Interkontinentale më 1998, garë e cila organizohej nga Konfederata Evropiane dhe ajo e Amerikës së Jugut para krijimit të Kampionatit botëror të klubeve.

Më poshtë është renditja aktuale e 11 golashënuesve më të mirë në garat evropiane. Kujdes nga Messi, i cili deri më tani gjatë këtij sezoni ka realizuar 12 gola në Ligën e Kampionëve dhe pas disa vitesh mundet edhe të tejkalojë rekordin e Raulit. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2012, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori