Golfisti ha topin në kokë, përfundon në spital (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në sport ka edhe rreziqe. Gjatë Klm Open, turneu i përvitshëm i golfit që zhvillohet në Zandvoort, në Holandë, golfisti paraguajan Fabrizio Zanotti u godit me një top në kokë nga një tjetër golfist në një pjesë tjetër të fushës.

Ndërhyrja e ndihmës së shpejtë ishte e menjëhershme duke e dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht golfisti nuk ka probleme serioze, përveçse një tronditjeje në kokë.

Turneu është ndalur momentalisht për të nisur në një datë të papërcaktuar ende. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori