Goli ndaj Tottenhamit, ish-sulmuesi i kombëtares italiane akuzon Higuainin për kopje (FOTO LAJM)

Gonzalo Higuain gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren e sotme ndaj Totenhemit, që u fituan nga këta të fundit me rezultatin 2-3.

Për të festuar këtë gol, sulmuesi argjentinas, zgjodhi një mënyrë pak ndryshe nga ajo e zakonshmja, duke rrotulluar dorën pran veshit. Një gjest ky që identifikon ish-sulmuesin e kombëtares italiane, Luca Toni.

Teksa faqja e njohur italiane "Chiamarsibomber", postoi një foto gjatë festimit të Higuainit, me dorën e rrotulluar pranë veshit me mbishkrimin "Kush është Ronaldo", teksa kjo gjë nuk i ka shpëtuar Tonit, i cili "akuzoi" argjentinasin për kopje të festimit, duke komentuar: "Po çfarë Ronaldo? Ai është festimi im". E gjitha kjo në formë shakaje, pasi çdo futbollist është i lirë të festoj sipas mënyrës së tij.
Shtuar më 21/07/2019, ora 21:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori