Granit Xhaka dhe Leonita të lumtur, gati të bëhen prindër për herë të parë (FOTO LAJM)
Ai është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare, futbollisti i Arsenalit dhe i kombëtares zvicerane Granit Xhaka po kalon momente të lumtura edhe në jetën private.

Graniti dhe gruaja e tij Leonita presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë, kjo ka bërë që çifti të shfaqen gjithnjë të lumtur pranë njëri tjetrin në këtë pritje të ëmbël.

Kështu kanë bërë edhe së fundmi, përmes llogarisë së saj në Instagram ka qenë gruaja e futbollistit që ka ndarë një imazh të bukur përkrah Granitit i cili po i qëndron afër vazhdimisht.

“Dashuria ime e përjetshme”: ka shkruar ajo.
Shtuar më 19/07/2019, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori