Granit Xhaka në "qiell të shtatë" pas fitores me Belgjikën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kombëtarja e Zvicrës mbrëmjen e djeshme ka marrë një fitore tepër të rëndësishme kundër Belgjikës.

Kjo ndeshje ishte vërtetë e magjishme pasi rezultati u përmbys nga 0-2 në 5-2.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin nga fillimi i ndeshjes, dhe treguan një lojë të shkëlqyer karshi belgëve edhe pse nuk e gjetën dot rrugën e golit.

Kjo fitore ia ka siguruar Zvicrës vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A.

Së fundmi kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka shkruar një postim në Facebook me rastin e fitore.

“Çfarë ndeshje! Çfarë ekipi! Çfarë karakteri! Dhe çfarë mënyre për t’i përfunduar ndeshjet ndërkombëtare të vitit 2018! Faleminderit për përkrahjet gjatë këtij viti”, ka shkruar Xhaka./albeu.com/

Shtuar më 19/11/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori