Gruaja e kapitenit që humbi jetën: Kishim planifikuar të bënim një udhëtim (FOTO)

Kapiteni i Chapecoense që humbi jetën më aksidentin e tmerrshëm në Kolumbi kishte planifikuar që të kalonte pushime në Republikën Domenikane së bashku me bashkëshorten dhe 13 anëtarë të tjerë të klubit.

Rrëfimi shokues jepet nga e dashura, Rosangela Loureiro, e cila në fakt ka mbajtur premtimin për t'i bërë një zemër në trup. Santana ishte një ndër 19 futbollistët që humbi jetën në përplasjen e avionit në Kolumbi, raporton Albeu.

Klubi brazilian ndërkohë do të luante ndeshjen më të rëndësishme në histori ndaj Atletico Nacional. Loureiro zbulon se ata kishin planifikuar që të shkonin për pushime në dhjetor për të festuar suksesin.

"Kishim vendosur për të bërë një udhëtim. Jemi njerëz shumë të vegjël, të gjithë do ta mbajnë mend. ne mund ta braktisim një ditë klubin, por gjithmonë do të qëndrojmë të bashkuar", ka thënë ajo./albeu.com/

Shtuar më 01/12/2016, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori