Gruaja e legjendës Selman Stërmasi feston një shekull jetë (FOTO LAJM)

E njohur ndryshe si "Nona Tirona", Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës bardheblu, Selman Stërmasit feston sot 100-vjetorin e lindjes.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook të nipit të saj, fotoreporterit Armand Babani, i cili e ushtron profesionin e tij për agjenci të huaja.

"Nezihat STERMASI (Petrela) plot 100 Vjec sot, Gjyshja ime, qe i uroj shendet e miresi, atë qe e ka me shumicë!"- shkruan ai.

Nezihati, e bija e tregtarit të njohur, Rustem Petrela lindi më 22 shtator 1920, pikërisht disa javë pas krijimit të Sport Klub Tiranës dhe disa muaj pas shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohëshëm.

Ajo ishte vetëm 14 vjeçe kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje-daljet familjare të dy shtëpive, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 u shpall fejesa mes tyre, në një kohë kur ai ishte në kulmin e tij. Kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por edhe në atletikë. Pas një fejese të gjatë 3-vjeçare, ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-ën.

I madhi Selman Stërmasi

Selman Stërmasi (1908-1976) ishte një futbollist, trajner dhe president i skuadrës KF Tirana, i cili cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm.

Gjatë viteve 1990 Stërmasi u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dha emrin Selman Stërmasi stadiumit të dytë më të madh në Tiranë: Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Në 1934 ai doli kampion në kërcim për së larti (1.71m).
Shtuar më 22/09/2020, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori