Guardiola, trajneri më i paguar në botë (FOTO LAJM)

Pep Guardiola - Bayern Munchen 17 milionë euro bruto
Ish trajneri i Barcelonës Pep Guardiola do të përfitojë 17 milionë euro neto në sezon pas nënshkrimit me gjigandët gjermanë të Bayern Munchen duke u shndërruar në trajnerin më të paguar në botë. Aktualisht vendi i parë mbahet nga portugezi i Real Madrid, Jose Mourinho me 15,3 milionë eurosezon, shkruan e përditshmja sportive katalanase "Sport".

Pas tyre renditet tekniku i PSG, Carlo Ancelotti me 13,5 milionë, i cili ndiqet nga italiani tjetër i Guangzhou, Marcello Lippi me 10 milionë eurosezon.

Më pas vijnë emra të njohur si Sir Alex Ferguson, Arsene Wenger, Guus Hiddink, Fabio Capello apo Tito Vilanova që fiton 7 milionë eurosezon. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2013, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori