Hamburg-Bayern, tifozi sulmon Ribery-në (FOTO-VIDEO)

Bayern Munchen nuk toleron aspak dhe, pas dominimit në Bundesliga, ka hedhur një hap para drejt raundit të tretë të Kupës së Gjermanisë, pas fitores 3-1 ndaj Hamburgut.

Sidoqoftë, fundi i takimit ishte jo i zakonshëm, pasi incidenti që ndodhi ngre dyshime të forta mbi sigurinë në stadiumet gjermane.

Një tifoz i Hamburgut mundi të futej shumë lehtë në fushë, dhe pasi bërë një vrapim të gjatë, iu afrua Franck Ribery-së, të cilin e goditi me shall dhe pastaj e ofendoi.

Reagimi i bavarezëve ishte i menjëhershëm, por forcat e sigurisë reaguan në kohë. /albeu.com/


Shtuar më 30/10/2014, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori