Harta e golave të Ronaldos në Europë (FOTO)

Harta e golave të Cristiano Ronaldos në Champions League
Cristiano Ronaldo shënoi dje në Gelsenkirchen ndaj Schalke 04 golin e tij të 25 në Champions League. Për më tepër që ky ishte goli i parë i portugezit me kokë me fanellën e Real MadridChampions jashtë "Santiago Bernabeu"-t.

Ndërkohë me rrjetën e mbrëmshme "Topi i Artë" zgjeroi edhe hartën e golave në Europë. Ai ka shënuar në 11 qytete të ndryshme: Madrid (13), Manchester (6), Londër (3), Gelsenkirchen (3), Stamboll (2), Mynih (2), Moska (2), Oporto (1), Roma (1), Lisbonë (1).

Nga 58 golat në total Ronaldo 43 i ka shënuar me këmbën e djathtë, 11 me të majtën, 4 me kokë dhe 7 me penallti. 26 gola i ka shënuar në shtëpi dhe 32 në transfertë. /albeu.com/

Shtuar më 19/02/2015, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori