Hazard te Real Madrid? Vëllai i tij zbulon të vërtetën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Eden Hazard është lidhur shumë me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madridit ku këta të fundit që prej largimit të fundit kerkojnë një sulmues titullar.

Disa media e kanë bërë fakt të kryer transferimin e Hazard por për ta ka menduar vëllai i Eden, Kylian Hazard i cili ka zbehur shanset e një transferimi të mundshëm të vëllait të tij te Real Madrid.

Vëllai dhe shoku i ekipit të Hazard te Chelsea, iu përgjigj pyetjes:

‘A mendon se kjo do të ishte lëvizja e duhur për Hazard?’ e publikuar nga llogaria në Instagram e “Best of Football”, shoqëruar me dy fotografi kur belgu shihet me fanellën e Real Madrid, duke mbajtur mbi shpinë numrin 7.

Një pyetje të cilës vëllai i Eden Hazard iu përgjigj me një meme me fytyrën e një njeriu me duart e kryqëzuara, si një sinjal refuzimi. /albeu.com/

Shtuar më 23/07/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori