Heronjtë e Bavarisë (FOTO LAJM)

Eliminimi i Real Madrid në Santiago Bernabeu dhe mundësia për të qenë skuadra e parë në histori që fiton Ligën e Kampioneve duke luajtur finalen në stadiumin e saj (19 maj kundër Chelsea) është konsideruar si një heroizëm në Gjermani.

Për këtë arsye lojtarët e Bayern Munchen janë pritur në aeroport si heronj të vërtetë.

Fillimisht ishte një hark i madh uji i formuar nga dy zjarrfikëse poshtë të cilit kaloi avioni i ekspeditës gjermane.


Pas zbritjes, të gjithë pjesëtarëve të ekipit iu dhuruan disa zemra gjigande nga kompania ajrore.


Gjithashtu mund të shihej një mesazh i madh ku shkruhej “FINALE” dhe një flamur i madh me stemën dhe emrin e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori