Historia e dashurisë si nëpër filma, Coutinho-Aina nga rrugët në librat e historisë (FOTO LAJM)
Coutinho dhe bashkëshortja e tij, Aina, u takuan kur ishin vetëm 14 vjeç dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë. Ata u takuan për herë të parë gjatë një pasdite futbolli në një lagje të Rio de Janeiros ku ata jetonin dhe ku edhe u dashuruan për herë të parë.

Ajo e takoi Coutinhon pa e ditur se ai është një prej yjeve të reja braziliane të Vasco de Gamas. Coutinho vazhdoi të luante për Vasco de Gaman deri në moshën 16 vjeçare, kur atij i ishte ofruar Inter ku më pas u mbyll dhe marrëveshja. Futbollisti u zhvendos në Itali ku luajti deri në moshën 18 vjeçare.

Pasi i dashuri i saj nënshkroi për Interin në vitin 2010, Aina, në moshë madhore tashmë, e la shkollën në mes të vitit shkollor dhe shkoi me të dashurin e saj futbollist duke e shoqëruar atë në ndjekjen e ëndrrës, ku dy vite më vonë ata u martuan dhe u bënë prindër të një vajze.

Tashmë futbollisti i dyti më i shtrenjtë në histori, është një burrë komik, romantik dhe familjar, ashtu siç tregohet nga shumë fotografitë dhe videot e publikuara në rrjetin social Instagram./abeu.com/
Shtuar më 09/01/2018, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori