Historia prekëse e Di Maria-s, ja si mbijetoi Mia e vogël (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kur Sir Alex Ferguson i dha çmimin e "Njeriu i ndeshjes" pas finales të Champions League në Lisbonë ishte për 120 minutat mbresëlënëse të Angel Di Marias. Por për argjentinasit "loja e vërtetë" është luajtur jashtë fushe rreth 14 muaj më parë, kur vajza e tij lindi tre muaj para kohe.

Emocioni për fitimin e Champions-it të dhjetë ishte shumë i madh por asgjë nuk mund të krahasohej me historinë e vajzës së tij, Mia.

Një vit më parë, kur Di Maria i jepte asistin Gareth Bale në fitoren 4-1 kundër Atletico Madrid, gruaja e tij Jorgelina Cardoso po vuante komplikacionet e shtatëzanisë dhe doktori i jepte vetëm 30% shpresë mbijetesës së vajzës të palindur ende.

Mia lindi tre muaj më herët, më 22 prill 2013, një natë përpara se Real Madrid të përballej me Borussia Dortmund në gjysmëfinalen e Champions League. Di Maria mungoi pasi i shkoi pranë bashkëshortes së tij çka i kushtoi edhe formacionin kur u rikthye te Real Madrid.

"Vajza ime më mësoi se gjithçka që duket e vështirë mund të lehtësohet dhe të përfunndojë nëse përpiqesh dhe pret për shpërblimet. Ajo më transmeton shumë energji dhe më ndihmoi të kisha atë vit spektakolar", është shprehur Angel Di Maria. /albeu.com/



Shtuar më 26/08/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori