Historike / Skëndërbeu shkatërron Sportingun (VIDEO)

Goli i Skenderbeut kunder Sporting ne Europa League.

Posted by SHQIPERIA IME on Thursday, November 5, 2015
Pak tifozë ka patur në stadium në përballjen Skëndërbeu – Sporting Lisbonë, kjo për shkak të rezultateve negative të ekipit korcar në Europë.

Mirëpo, Skëndërbeu po bën atë që rrallëkujt do ti shkonte ndërmend.

Në minutën e 15-të për Skëndërbeun ka shënuar Lilaj.

Ndërkaq, pesë minuta më vonë Skëndërbeu shënoi sërish Lilaj.

Megjithë përpjekjet e Sportingut, Skëndërbeu është mbrojtur mjaft mirë. Pjesa e parë u mbzll me rezultatin 2-0.

Ekipi i Sporting luan me 10 lojtarë, pasi Rui Patricio është përjashtuar që në në minutën e 17-të të takimit.

Me fillimin e pjesës së dytë, Skëndërbeu është tërhequr, ndërsa Sporting ka qenë më agresiv.

Megjithatë, ekipi korcar ka sulmuar vazhdimisht me kundrasulme.

Në minutën e 54-tërt të takimit ka ardhur edhe goli i tretë i takimit, duke e bërë Skëndërbeun fantastik në këtë sfidë.

Ekipi korcar ka fituar ndeshjen e parë në Europa League, duke qenë sërish në vend të fundit me 3 pikë, 1 më pak se Sporting.

Kur janë luajtur 4 ndeshje, në vendin e parë të grupit H qëndron Lokomotiva Moskë me 8 pikë, ndjekur nga Besiktas me 6.

Për korcarët shënoi Nimaga, i cili ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen e ekipit portugez. /Albeu.com/
Historike / Skëndërbeu i shënon dy gola Sportingut

Shtuar më 05/11/2015, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori