Pak tifozë ka patur në stadium në përballjen Skëndërbeu –
Sporting Lisbonë, kjo për shkak të rezultateve negative të ekipit korcar në Europë.
Mirëpo, Skëndërbeu po bën atë që rrallëkujt do ti shkonte ndërmend.
Në minutën e 15-të për Skëndërbeun ka shënuar
Lilaj.
Ndërkaq, pesë minuta më vonë Skëndërbeu shënoi sërish
Lilaj.
Megjithë përpjekjet e Sportingut, Skëndërbeu është mbrojtur mjaft mirë. Pjesa e parë u mbzll me rezultatin 2-0.
Ekipi i
Sporting luan me 10 lojtarë, pasi Rui Patricio është përjashtuar që në në minutën e 17-të të takimit.
Me fillimin e pjesës së dytë, Skëndërbeu është tërhequr, ndërsa
Sporting ka qenë më agresiv.
Megjithatë, ekipi korcar ka sulmuar vazhdimisht me kundrasulme.
Në minutën e 54-tërt të takimit ka ardhur edhe goli i tretë i takimit, duke e bërë Skëndërbeun fantastik në këtë sfidë.
Ekipi korcar ka fituar ndeshjen e parë në Europa League, duke qenë sërish në vend të fundit me 3 pikë, 1 më pak se
Sporting.
Kur janë luajtur 4 ndeshje, në vendin e parë të grupit H qëndron Lokomotiva Moskë me 8 pikë, ndjekur nga Besiktas me 6.
Për korcarët shënoi Nimaga, i cili ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen e ekipit portugez. /Albeu.com/
Historike / Skëndërbeu i shënon dy gola Sportingut
Shtuar më 05/11/2015,
ora 22:56