Historiku i Kupës së Konfederatave (FOTO LAJM)

Arabia Saudite 1992 - Argjentina
Vetëm dhjetë ditë nga ndajnë nga startimi i Kupës së Konfederatave "Brazil 2013". Evenimenti ndërkontinental që paraprin Kupën e Botës zhvillohet në vendin që organizon këtë të fundit dhe përball me njëra-tjetrën kombëtaret kampione të të gjitha kontinenteve. Brazil, Spanjë, Itali, Uruguaj, Meksikë, Japoni, Tahiti dhe Nigeria janë ekipet që do të kërkojnë trofeun në finalen e 30 qershorit.

Grupi A përbëhet nga Brazil, Itali, Japoni dhe Meksikë, çka e përbën grupin më të fortë, ndërsa Grupi B ka në përbërje: Spanjë, Uruguaj, Nigeri dhe Tahiti.

Ky është edicioni i nëntë i Kupës së Konfederatave, i cili ka startuar për herë të parë në vitin 1992 në Arabinë Saudite, vend i cili e ka organizuar tre herë rresht këtë kompeticion. Në 8 finale, Brazili ka mundur të fitojë tre prej tyre, Franca 2, Argjentina 1, Danimarka 1 dhe Meksika 1. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2013, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori