Hoteli ku po qëndrojnë blerjet e reja të United (FOTO LAJM)

Pëlqej
Blerjet e Manchester United gjatë merkatos së verës Radamel Falcao, Angel di Maria, Daley Blind, Ander Herrera, Luke Shaw dhe Marcos Rojo do të qëndrojnë në një prej hoteleve më luksozë të metropolit britanik, "Lowry Hotel".

Lojtarët e rinj të "Djajve tlë Kuq" janë në kërkim të një shtëpie në Manchester dhe derisa ta gjejnë atë do të qëndrojnë në hotelin e sipërpërmendur.

"Lowry Hotel" është një prej vendeve më të famshme të qytetit. Një suitë familjare e tij kushton 789 sterlina në natë, ndësa një dhomë e thjeshtë 252.

Hoteli ka brenda tij gjithçka që iu duhet futbollistëve duke filluar nga restorantet, baret, palestër, Spa dhe shumë shërbime të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori