Humbet bastin, ish lojtari i Chelsea-t bën tatuazh Torresin (FOTO LAJM)

Ish futbollisti i Chelsea-t Craig Burley
Craig Burley është detyruar të bëjë një tatuazh me fytyrën e Fernando Torres pas këmbënguljes së një jave më parë se ish sulmuesi i Chelsea-t nuk do të mund të shënonte në ndeshjen e Copa del Rey kundër Real Madrid.

Ish mesfushori i "Bluve" ishte i bindur se "El Nino" nuk do të mund të linte shenjë në takimin e "Santiago Bernabeu"-t, por në fakt ndodhi e kundërta dhe Torres me dygolëshin e tij i dha kualifikimin "Los Colchoneros"-ve.

Kjo bëri që Burley te mbante fjalën dhe të bënte një tatuazh me fytyrën e sulmuesit spanjoll në krahun e tij. /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2015, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori