Humbet në transfertë, tifozët pyesin Gerarrdin: Ku e le Grezdën
Skuadra e Rangers ditën e sotme mori një rezultat negative teksa u mund në transfertën e vështirë përballë skuadrës së Livingstonit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gerarrd kishte disa ndeshje radhazi që nuk njihte humbje ndërsa tani dështoi për të marrë 3 pikët nga ky takim.

Në këtë sfidë nuk u aktivizua për as edhe një minutë lojtari i Kombëtares Shqitpare, Eros Grezda. Fillimisht u menduar se shqiptari do të aktivizohej në pjesën e dytë, por legjenda e Liverpoolit ka zgjedhur që të mos e aktivizojë.

Dhe ky vendim duket se i ka irrituar tifozët e Rangers dhe në këtë mënyrë ata i janë kthyer kundër Gerarrdit teksa nëpërmjet “Twitter” i kërkojnë llogari se përse nuk e aktivizojë Grezdën.
Shtuar më 30/09/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori