Hysaj me shokë i organizojnë festën e lamtumirës yllit të Napolit (FOTO LAJM)

Elseid Hysaj me bashkëlojtarë i kanë organizuar një festë befasues të lamtumirës Marek Hamsik, i cili do të largohet nga Italia për t’iu bashkuar me Dalian Yifangut.

Mbrojtësi shqiptar Hysaj me shokë e çuan Hamsikun në një lokacion të fshehtë dhe i thanë se bëhej fjalë për një darkë intime me dy miq të ngushtë, por sllovakut i doli një befasi e madhe, pasi aty gjeti tërë skuadrën e Napolit, fishekzjarrë dhe një tortë të madhe në formë të fanellës me numrin 17.

Marek ishte emocional. Një bashkëlojtar i tij i bëri të gjitha aranzhimet, ama nuk tregoj se kush ishte”, tha pronari i vendit ku ndodhi festa.

“Ishte kënaqësi t’i shohësh aq shumë miq të bashkuar për të festuar me një bashkëlojtar i cili kishte dhënë aq shumë për Napolin. Kur e kuptoi që ishte befasi, u prek”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori